LAJME

Vetëm gjatë fundjavës në Prizren policia inicion katër raste të lëndimeve trupore

Vetëm gjatë fundjavës në Prizren policia inicion katër raste të lëndimeve trupore
TV Prizreni
TV Prizreni
7 Gusht 2023, 12:59

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren gjatë fundjavës ka iniciuar katër raste të lëndimeve të lehta trupore, raste këto të ndodhura në qytetin e Prizrenit.

Të gjitha këto raste sipas njoftimit nga policia, kanë ndodhur në orë të vona të natës, nëpër lokale të cilat organizojnë mbrëmje të ndryshme rinore.

Personat e involvuar në të gjitha këto raste janë lokalizuar dhe intervistuar sipas procedurave ligjore nga ana e hetuesve policor.

Po ashtu, në njoftim thuhet se në njërin nga këto raste një i dyshuar pas intervistimit prokurori i shtetit ka urdhëruar që ndaj tij të caktohet masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa tri rastet e tjera janë proceduar në prokurorinë e shtetit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika