Kalo te përmbajtja
LAJME

Vërmicë: Identifikohet një veturë e vjedhur në Itali në vitin 2019

Vërmicë: Identifikohet një veturë e vjedhur në Itali në vitin 2019
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Korrik 2022, 10:21

Një shtetas i Shqipërisë me inicialet G.H është ndaluar me veturën Land Rover, derisa hynte nga Shqipëria për në Kosovës dhe gjatë kontrollimit dhe numrit identifikues të veturës, është konstatuar se ajo ishte e vjedhur.

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Policinë e FRONTEX, të cilët janë me mision në PKK Vermicë, kanë bërë verifikimi më i detajuar i automjetit dhe pas një pune hetimore dhe verifikimeve të kryera, ka rezultuar se ky automjet është raportuar i vjedhur në Itali, në vitin 2019.

“Më pas dyshohet se i janë falsifikuar dokumentet e automjetit dhe i njëjti është ri–regjistruar në Shqipëri. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që të iniciohet rasti dhe vetura të sekuestrohet. Lënda për hetim i dorëzohet njësitit të autokrimeve dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika