LAJME

Vendoset gurthemeli i objektit të ri të ARC-së dhe nënstacionit të Policisë së Kosovës në Leshak

Vendoset gurthemeli i objektit të ri të ARC-së dhe nënstacionit të Policisë së Kosovës në Leshak
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Shtator 2024, 17:31

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla morën pjesë në vënien e gurthemelit të objektit të ri që do të akomodojnë degën e Agjencisë së Regjistrimit Civil (ARC) dhe nën-stacionin e Policisë së Kosovës në fshatin Leshak të komunës së Leposaviqit.

“Objekti i ri do të ofrojë kushte të mira të punës për punonjësit publikë të ARC-së dhe zyrtarëve policorë të cilët do të jenë në nivel më të lartë të detyrës dhe përgjegjësive për të shërbyer të gjithë qytetarët. Duke i uruar punëkryesit punime të mbara dhe përfundim sa më të shpejt të tyre, kryeministri Kurti u shpreh se Qeveria e Republikës së Kosovës është e interesuar që shërbimet publike të jenë sa më cilësore dhe sa më afër qytetarëve, pa dallim.”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit./TVPrizreni/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika