- Reklama -

Vendos AAK-ja, në zgjedhje shkojnë pa koalicion me ndonjë parti

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Xhafer Gashi ka thënë se AAK-ja nuk do të bëjë koalicion parazgjedhor me as një parti dhe se do të futet e vetme në zgjedhje.Gashi, në një intervistë për KosovaPress, ka thënë se qëndrimi i Këshillit Drejtues i kësaj partie është që AAK të garojë e vetme në zgjedhje.

“Po tash mbetët të shihet verdikti i Gjykatës, verdikti përfundimtar dhe besoj që subjektet janë përgatitur që të shkojnë në zgjedhje. Aktualisht qëndrimi i këshillit drejtues të AAK-së është që të rrugëtojë vet, Aleanca pas zgjedhjeve do të shohim pastaj se si do të zhvillohet.. jo (nuk do të ketë koalicion parazgjedhor)”, ka thënë Gashi.

- Reklama -

Gashi ka thënë se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e ka nxjerrë kryetarin e saj, Ramush Haradinaj si kandidat për president pasi që e kanë vlerësuar të denjë për atë pozitë, duke vlerësuar edhe të kaluarën e tij.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në këtë rast kryesia e Këshillit Drejtues e ka nxjerrë një propozim, kandidat që ne e vlerësojmë që është i denjë për të udhëhequr me vendin dhe duke e llogaritur edhe të kaluarën e tij dhe njëherë për njëherë subjektet e tjera nuk kanë ofruar një kandidat”, deklaroi Gashi.

Ndryshe kujtojmë se Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka nxjerrë aktgjykimin për ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me votën e deputetit, Etem Arifi, duke e shpallur të njëjtën si të pavlefshme ndërkohë që ajo ishte vendimtare për krijimin e Qeverisë së drejtuar nga Avdullah Hoti.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Aksident tragjik në fshatin Pouskë të Prizrenit – humb jetën një 19-vjeçare

Një aksident tragjik trafiku ka ndodhur sot në orët...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare

Dy raste të ndara me pasojë vdekjen janë raportuar...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Feel Unique Sensations at Crown Green Casino and Join Unique Adventures – Exclusive Rewards

Feel Unique Sensations at Crown Green Casino and Join...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort