LAJME

Vedat Muriqi shënon gol, Lazio “hakmerret” ndaj Atalantës (Video)

Vedat Muriqi shënon gol, Lazio “hakmerret” ndaj Atalantës (Video)
TV Prizreni
TV Prizreni
31 Janar 2021, 16:17

Ylli kosovar Vedat Muriqi tani më ka filluar ta marr veten në klubin italian Lazio.

Ai sot sërish ka shënuar gol për skuadrën e tij në ndeshjen kundër Atalantës, në kuadër të Serisë A.

Ishte minuta e 83-të e lojës ku Muriqi shënoi gol, dy minuta pasi u inkuadrua në lojë ku zuri vendin e Immobiles.
Kjo ndeshje përfundoi me rezultat 1-3, në të mirë të lacijanëve.

Lazio me këtë fitore ka grumbulluar 37 pikë dhe gjendet në pozitën e 5-të./tvprizreni.net/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika