LAJME

Fusha: Edhe sa aksidente duhet të ndodhin në rrugën “Adem Jashari” që të merren masa konkrete?

Fusha: Edhe sa aksidente duhet të ndodhin në rrugën “Adem Jashari” që të merren masa konkrete?
TV Prizreni
TV Prizreni
2 Nëntor 2026, 22:02

Kuvendarja e PDK-së në Kuvendin e Komunës së Prizrenit, Ymran Fusha, ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse dhe Policia e Kosovës të ndërmarrin masa urgjente për rritjen e sigurisë në rrugën “Adem Jashari”, ku, sipas saj, aksidentet janë të shpeshta.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Fusha ka publikuar edhe një fotografi ku shihet një veturë e aksidentuar, duke ngritur shqetësimin për sigurinë e pjesëmarrësve në trafik dhe këmbësorëve.

“Edhe sa aksidente duhet të ndodhin në rrugën ‘Adem Jashari’ që të merren masa konkrete?”, ka shkruar Fusha.

Ajo ka theksuar se qytetarët nuk ndihen të sigurt as në trotuare, duke e cilësuar këtë jo vetëm si çështje trafiku, por edhe si çështje të sigurisë publike.

Në këtë rrugë janë raportuar edhe më parë aksidente, të cilat, fatmirësisht, sipas të dhëna, kanë përfunduar me lëndime të lehta dhe me dëme materiale.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika