LAJME

Ndryshime në strukturën drejtuese të Policisë së Kosovës, këto janë lëvizjet

Ndryshime në strukturën drejtuese të Policisë së Kosovës, këto janë lëvizjet
TV Prizreni
TV Prizreni
2 Nëntor 2026, 20:51

Në strukturën drejtuese të Policisë së Kosovës janë bërë ndryshime, me ç’rast disa zyrtarë të lartë policorë janë transferuar në departamente dhe njësi të tjera.

Ndryshimet kanë përfshirë disa prej pozitave të rëndësishme në strukturën organizative të Policisë së Kosovës, përfshirë shtyllën e hetimeve, Drejtorinë Kundër Terrorizmit, Drejtorinë e Trafikut dhe atë të Planifikimit dhe Projekteve.

Agron Neza, i cili ka qenë në krye të Departamentit për Hetime, është transferuar në Drejtorinë për Planifikim dhe Projekte.

Në vend të tij, në udhëheqjen e shtyllës së hetimeve është emëruar Fehmi Xhata, i cili më herët ka qenë në Departamentin për Kufi.

Ndryshime ka pasur edhe në Drejtorinë Kundër Terrorizmit.

Luan Keka, i cili e ka udhëhequr këtë Drejtori, është transferuar në pozitën e drejtorit të Stacionit Policor në Gjilan.

Në vend të Kekës në Drejtorinë Kundër Terrorizmit është vendosur Blerim Rama, i cili më parë ka qenë pjesë e kësaj Drejtorie.

Ndërkaq, Afërdita Mikullovci, e cila ka qenë drejtoreshë e Drejtorisë Rajonale të Policisë Mitrovicë-Jug, është transferuar në Drejtorinë e Trafikut.

Edhe Fatos Makolli është përfshirë në këto ndryshime.

Ai është transferuar nga Divizioni i Hetimeve në pozitën e këshilltarit të një drejtori rajonal.

Ndryshimet kanë prekur edhe strukturën e drejtorive rajonale dhe pozitat këshillëdhënëse në Policinë e Kosovës.

Deri më tani, këto transferime nuk janë bërë publike në një njoftim të Policisë së Kosovës./kallxo.com/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika