Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Gerard McGurk.
Sipas njoftimit, ambasadori McGurk e uroi presidenten Shiroka Pula për marrjen e detyrës dhe i dëshiroi sukses në përmbushjen e mandatit.
“Presidentja Shiroka Pula vlerësoi bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Misionit të OSBE-së, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme të kësaj organizate në forcimin e institucioneve demokratike, sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.”, thuhet në njoftim.
Sipas presidentes Shiroka Pula, sipas njofimit, institucionet e Kosovës janë të përkushtuara për bashkëpunim me Misionin e OSBE-së, në funksion të forcimit të demokracisë, stabilitetit dhe zhvillimit të vendit.





