Drejtoria e Shërbimeve Publike në Prizren po vazhdon realizimin e projektit “Rehabilitimi dhe revitalizimi i hapësirave në zonën e parë të objekteve të mbrojtura në pjesën e vjetër të qytetit”, ka bërë të ditur Komuna e Prizrenit.
Aktualisht, punimet janë përqendruar në zonën e Qafës së Kishës, ku po bëhet rregullimi i trotuarit të gjerë, me qëllim krijimin e hapësirave më funksionale dhe më të përshtatshme për lëvizjen e qytetarëve.





