LAJME

Ndalohet hyrja në Kosovë e mbi 1 mijë kg patatinave, u konstatua prani e lartë e akrilamidit

Ndalohet hyrja në Kosovë e mbi 1 mijë kg patatinave, u konstatua prani e lartë e akrilamidit
TV Prizreni
TV Prizreni
2 Nëntor 2026, 15:05

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), ka njoftuar se ka hyrjen në Republikën e Kosovës të 1,068 kg patatina “STIZA Potato Chips Paprika”, LOT 909073, të importuara nga një kompani në Prizren, për shkak të konstatimit të nivelit të akrilamidit mbi vlerat referente të përdorura gjatë kontrollit laboratorik.

Në njoftimin e AUV-së thuhet se bazuar në rezultatet e analizave laboratorike, Inspektorati Fitosanitar Kufitar, ka marrë vendim për ndalimin e hyrjes dhe kthimin e ngarkesës, duke parandaluar vendosjen e saj në tregun e Kosovës.

Akrilamidi është substancë kimike që mund të formohet gjatë përpunimit të ushqimeve të pasura me niseshte në temperatura të larta, veçanërisht gjatë skuqjes dhe pjekjes. 

“Sipas Autoritetit Evropian për Sigurinë Ushqimore (EFSA), ekspozimi afatgjatë ndaj akrilamidit përmes ushqimit përbën shqetësim për shëndetin publik për shkak të potencialit të tij kancerogjen”, thuhet në njoftimin e AUV-së.

AUV thekson se masa e ndërmarrë i referohet ngarkesës së identifikuar me LOT 909073 dhe vazhdon kontrollet zyrtare për të parandaluar hyrjen në treg të produkteve që nuk përmbushin kërkesat e sigurisë ushqimore, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve.

 Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika