Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në nderim të veprimtarëve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, të cilët i ka cilësuar si pjesë të brezit të hershëm të lëvizjeve për liri.
Në një postim në Facebook, Haradinaj ka shkruar se Zhitia dhe Fazliu ishin atdhetarë që ranë për çlirimin e Kosovës dhe se jeta e vepra e tyre motivuan brezat që në fund të shekullit të kaluar t’i japin fund robërisë përmes luftës çlirimtare.
“Heronjtë e kombit, Afrim Zhitia e Fahri Fazliu i takojnë brezit të hershëm të lëvizjeve për liri, i atdhetarëve që ranë për çlirimin e Kosovës. Afrimi e Fahriu janë atdhetarët e hershëm që me jetën dhe veprën e tyre motivuan brezat që në fundshekullin e kaluar t’i japin fund robërisë përmes luftës sonë çlirimtare”, ka shkruar Haradinaj.
Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.