PRIZRENI ME RAJON

Vedat Muriqi lë Mallorca-n dhe rikthehet te Fenerbahçe në Superligën turke

Vedat Muriqi lë Mallorca-n dhe rikthehet te Fenerbahçe në Superligën turke
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Qershor 2026, 16:46

Sulmuesi przrenas, Vedat Muriqi është zyrtarisht afrimi më i fundit i Fenerbahçe. Sulmuesi 32-vjeçar ka vendosur të ndahet nga Mallorca për t’u rikthyer edhe një herë në Superligën turke, duke veshur sërish fanellën e klubit “verdheblu” të Stambollit.

Për transferimin e tij, ekipi stambolliot ka paguar 15 milionë euro. Ndërkohë, në vazhdim pritet të bëhen të ditura edhe hollësitë e kontratës që do të nënshkruajë bomberi i Kosovës.

Në njoftimin zyrtar të klubit thuhet se Vedat Muriqi, me të cilin është arritur një marrëveshje në parim, do të mbërrijë këtë mbrëmje në Stamboll për të kryer vizitat mjekësore dhe për të mbyllur fazën përfundimtare të bisedimeve për transferimin.

Sipas të njëjtit komunikim, avioni me Vedat Muriqin do të zbresë sonte në orën 21:00 në Terminalin e Fluturimeve Ndërkombëtare të aeroportit “Sabiha Gokçen International Airport”. Klubi thekson se ky njoftim bëhet për dijeni të opinionit publik.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika