PRIZRENI ME RAJON

Kryeinspektori Bedri Halimi shpallet i pafajshëm në rastin “Brezovica”

Kryeinspektori Bedri Halimi shpallet i pafajshëm në rastin “Brezovica”
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Shtator 2026, 19:14

Kryeinspektori i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), Bedri Halimi, është shpallur i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës në rastin gjyqësor “Brezovica”.

Vendimi është shpallur të martën, më 22 shtator, nga Gjykata Themelore në Pejë, ndërsa lajmin e ka bërë të ditur vetë Halimi, si dhe avokati i tij, Haxhi Millaku.

Halimi akuzohej nga Prokuroria Themelore në Ferizaj për keqpërdorim të detyrës zyrtare, lidhur me pretendimet për mosndërmarrjen e veprimeve ligjore ndaj ndërtimeve në zonën e Brezovicës, në Parkun Kombëtar “Sharri”.

Pas vendimit, Halimi ka thënë se procesi gjyqësor dëshmoi se akuzat ndaj tij nuk ishin të bazuara në fakte.

“Kur akuza nga policët hetues dhe prokurori ndërtohet pa fakte, përballet me prova, e fjalën e fundit e thotë Gjykata”, ka deklaruar Halimi.

Arsyetimi i plotë i aktgjykimit pritet të bëhet i ditur pas publikimit të vendimit të plotë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika