Komuna e Prizrenit, përkatësisht Drejtoria për Tatim në Pronë, ka njoftuar qytetarët se afati për pagesën e tatimit në pronë për vitin 2026 është deri më 30 shtator 2026.
Sipas njoftimit, pas këtij afati, për pagesat e papaguara do të aplikohen:
Gjobë prej 10% mbi shumën e tatimit të papaguar;
Interes mujor prej 0.65% mbi shumën e papaguar.
“Luteni që pagesën ta bëni me kohë, për t’i shmangur kostot shtesë. Pagesa e tatimit në pronë, është investim në të ardhmen tuaj.” – thuhet në njoftim.
Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.