- Reklama -

Vedat Muriqi ia prezanton Mallorcas fanellën që Liria e ka dizajnuar për të

Ylli prizrenas, Vedat Muriqi, ka arritur majat e futbollit, ku po konsiderohet si një nga sulmuesit më të mirë në La Liga.

Ylli nga Prizreni është një “mbret” te Mallorca, por asnjëherë nuk i ka harruar rrënjët e tij.

- Reklama -

Në një video të publikuar nga faqja zyrtare e klubit spanjoll, Muriqi shihet duke prezantuar fanellën e Lirisë, klubit të tij të fëmijërisë.

“Pirati ka marrë një surprizë shumë të veçantë. FC Liria ka përgatitur një fanellë përkujtimore për Vedat Muriqin”, ka shkruar Mallorca në Facebook.

Postimi i plotë i FC Liria:

“U rrite te FC Liria, për të pushtuar majat e futbollit botëror.”
Klubi i Mallorcas nga La Liga spanjolle sapo ka postuar një video ku Vedat Muriqi flet për historinë e tij me klubin dhe për vështirësitë që përjetoi pas luftës në shtetin tonë, teksa mban veshur fanellën speciale “El Pirata” që ua dërguam nga Kosova. Ky bashkëpunim mes klubeve vetëm sa na afron më shumë me një klub legjendar si Mallorca, dhe jemi shumë mirënjohës ndaj klubit ishullor.
Jemi krenarë si klub që ish-lojtari ynë, i rritur te FC Liria dhe në qytetin e Prizrenit, Vedat Muriqi, ka arritur kaq sukses në karrierë dhe po tregon performancë të jashtëzakonshme te klubi i Mallorcas.
Muchas Gracias RCD Mallorca 🤍🖤🤝❤️🖤

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort