LAJME

Vedat Muriqi i pandalshëm, 12 gola në La Liga

Vedat Muriqi i pandalshëm, 12 gola në La Liga
TV Prizreni
TV Prizreni
9 Prill 2023, 16:20

Vedat Muriqi po vazhdon shkëlqimin në La Liga. Ai të dielën shënoi dy gola në ndeshjen e Mallorcas ndaj Valladolidit, që përfundoi 3:3.

Mallorca ishte mysafire në ndeshjen e xhiros së 28-të të kampionatit spanjoll. Muriqi ka arritur në shifrën e 12 golave.

Ai shënoi për 1:1 në minutën e 53-të e më pas për 3:3 në minutën e 94-t. Golin e barazimit e shënoi nga pika e bardhë, të cilën e siguroi vet. Mallorca renditet e 12-ta me 34 pikë.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika