PRIZRENI ME RAJON

Vedat Muriqi, dhuron 15 mijë euro për të prekurit nga tërmetet

Vedat Muriqi, dhuron 15 mijë euro për të prekurit nga tërmetet
TV Prizreni
TV Prizreni
7 Shkurt 2023, 15:04

Futbollisti kosovar, Vedat Muriq, është solidarizuar me popullin turk dhe sirian, pas tërmeteve vdekjeprurëse në këto vende.

Muriq ka dhuruar 15,000 euro donacion për të prekurit nga ky tërmet.

Muriqi, i cili për disa vite ishte në Superligën e Turqisë te Fenerbahce iu ka uruar shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve.

“Dhimbja që përjetojmë është e papërshkrueshme. Lutjet e mia, zemra ime është me të gjithë të prekurit nga tërmeti… Shërim sa më të shpejtë për të gjithë. Zoti i mëshiroftë ata që humbën jetën, të lënduarve u uroj shërim të shpejtë.”, shkroi ai një ditë më parë në rrjetin social “Tëitter”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika