LAJME

Totaj kujton viktimat e 11 shtatorit: Kujtesa e tyre do të mbetet gjithmonë e gjallë

Totaj kujton viktimat e 11 shtatorit: Kujtesa e tyre do të mbetet gjithmonë e gjallë
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Shtator 2026, 11:25

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka përkujtuar viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e 25-vjetorit të kësaj ngjarjeje.

 

Totaj ka shprehur dhimbjen për rreth 3 mijë viktimat e pafajshme të sulmeve, ndërsa ka përcjellë solidaritet dhe respekt për popullin amerikan.

 

“Në këtë ditë të rëndë, shpreh solidaritetin dhe respektin për popullin amerikan, miqtë tanë të çmuar, duke nderuar kujtimin e të gjithë atyre që humbën jetën në sulmet terroriste në New York”, ka shkruar Totaj.

 

Ai ka theksuar se kujtimi për viktimat e 11 shtatorit do të mbetet gjithmonë i gjallë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika