Policia e Kosovës njofton se të mërkurën në Prizren, në kuadër të planit operativ “Siguria në shkolla” dhe “Siguria në trafik”, ka ndërmarrë veprime operative në terren.
Sipas njoftimit, gjatë kontrollimit të trafikut rrugor, policia ka hasur në kundërvajtës të shumtë, andaj lidhur me këto veprime janë shqiptuar 24 gjoba trafiku për kundërvajtësit me motoçikleta dhe trotinet.
“Gjatë këtij operacioni policor janë sekuestruar 14 motoçikleta dhe 1 trotinet.” – thuhet në njoftim.
Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut, të shmangin sjelljet e rrezikshme dhe të kontribuojnë në sigurinë e përgjithshme në rrugë.
Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.