Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren synon të forcojë bashkëpunimin me Shoqatën “Gratë Burrnesha” në mbështetje të grave të prekura nga kanceri.
Drejtori ekzekutiv i spitalit, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, priti në takim përfaqësueset e shoqatës, të udhëhequra nga kryetarja Luljeta Tejeci Krasniqi.
Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit institucional, me theks në lehtësimin e qasjes në shërbimet shëndetësore, si dhe organizimin e aktiviteteve për ndërgjegjësimin, parandalimin dhe zbulimin e hershëm të sëmundjeve malinje.
Drejtori i spitalit, Hajdari, shprehu përkushtimin e institucionit për të mbështetur iniciativa që kontribuojnë në përmirësimin e kujdesit shëndetësor dhe mirëqenies së grave që përballen me këtë sëmundje.
Në përfundim të takimit, palët shprehën gatishmërinë për bashkëpunim dhe realizimin e aktiviteteve të përbashkëta në shërbim të pacienteve dhe komunitetit.