Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka bërë një deklarim zyrtar lidhur me situatën e krijuar pas zhvillimeve të sotme në Kuvend.
Veprimet e sotme, Gjini i quajti “maskaradë”, duke thënë se është një lojë e pastër e mazhorancës për të blerë kohë.
Sipas Gjinit, koha e blerë do t’i shërbente LVV-së që zgjedhjet t’i caktojë më 27 dhjetor. Ai thotë se sot u pa ana e errët e atyre që janë zgjedhur.





