LAJME

Vdes zyrtari i lartë i AAK-së nga komuna e Obiliqit

Vdes zyrtari i lartë i AAK-së nga komuna e Obiliqit
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Tetor 2020, 12:45

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, njofton për ndarjen nga jeta të asamblistit të partisë së tij, Muhamet Mustafa.“Komuna e Obiliqit sot humbi një punëtor dhe aktivist të zellshëm”, shkruan Haradinaj ndër të tjera.

Postimi i tij i plotë:

Lajmi për ndarjen nga jeta të asamblistit të AAK-së, Muhamet Mustafa, na pikëlloi të gjithëve. Komuna e Obiliqit sot humbi një punëtor dhe aktivist të zellshëm.Me këtë rast, ngushëlloj familjen Mustafa, kryetarin e Komunës, Xhafer Gashi, Kuvendin Komunal dhe të gjithë qytetarët e Obiliqit.E nderuar familje Mustafa, Zoti ju lashtë shëndosh e ju dhashtë forcë. E kujtofshit birin tuaj Muhametin me kujtimet më të mira.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika