Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se një punëtor ka vdekur në vendin e punës, pas një incidenti të rënd.
Sipas njoftimit, bëhet fjalë për një punonjës 55 vjeçar.

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se një punëtor ka vdekur në vendin e punës, pas një incidenti të rënd.
Sipas njoftimit, bëhet fjalë për një punonjës 55 vjeçar.
“Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.), njofton me keqardhje të thellë se sot, në termocentralin ‘Kosova B’, ka ndodhur një incident i rëndë, ku është përfshirë një mjet transportues kamion dhe një punonjës. Si pasojë e këtij incidenti, një punonjës mashkull kosovar 55-vjeçar ka pësuar lëndime të rënda” – thuhet në njoftim.
Siç bëhet e ditur në njoftim, në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalur zyrtarët e KEK-ut, Policia e Kosovës dhe ekipet mjekësore, të cilat kanë konfirmuar se viktima ka ndërruar jetë.
Ndërkaq, thuhet se autoritetet përkatëse janë duke trajtuar rastin në përputhje me procedurat ligjore.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.



