Një grua ka vdekur pasditen e djeshme si pasojë e një vetaksidenti që ndodhi në fshatin Doberdolan të Suharekës.Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, shoferja e automjetit për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës.
Vdes një grua nga Doberdolani i Suharekës pas lëndimeve që mori nga një vetaksident dje pasdite

“Si pasojë ngasësja dhe pesë pasagjeret e këtij automjeti marrin lëndime trupore ku me autoambulancë dërgohen në spital të Prizrenit për tretman mjekësor. Pasi marrin ndihmën e parë vozitësja dhe katër pasagjerë lirohen në shtëpi, ndërsa pasagjerja femër e vitit të lindjes 1965 për shkak të lëndimeve të rënda transferohet në Qendrën Klinike Universitare në Prishtine ku edhe përkundër ndihmës së ofruar nga stafi mjekësor e njëjta nuk arrin t’iu përballojë lëndimeve dhe ndërron jetë”, tha policia.Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Hetues policorë të aksidenteve në koordinim me Prokurorin e Shtetit janë duke punuar në hetimin e të gjitha rrethanave të këtij vetë aksidenti.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Spektakël në qiell më 28 gusht: Eklipsi i thellë i Hënës do të mahnisë Europën

Kuvendari Tefik Tarashaj kërkon që Prizreni të stoliset me flamuj të UÇK-së për 16 shtatorin

Mbi 41 mijë qytetarë të Kosovë hyjnë në Shqipëri gjatë fundjavës

