LAJME

Vdes legjenda e futbollit gjerman, Andreas Brehme

Vdes legjenda e futbollit gjerman, Andreas Brehme
TV Prizreni
TV Prizreni
20 Shkurt 2024, 11:04

Gjermania është shokuar sot nga lajmi për vdekjen e Andreas Brehme.

Legjenda gjermane e futbollit, vdiq në moshën 63-vjeçare.

Lajmi u bë i ditur nga partnerja e tij Susanne Schaefer.

Mediat gjermane raportojnë se Brehme vdiq nga ataku kardiak.

Ai luajti një rol të madh për Gjermaninë në fitmin e Kupës së Botës në vitin 1990.

Legjenda shënoi golin e vetëm nga pika e bardhë, në finalen e Romës, e cila u zhvillua më 8 korrik.

Kundërshtari i kombëtares gjermane ishte Argjentina e Diego Armando Maradonës.

Në karrierën e tij, Andreas Brehme luajti për disa ekipe si: Bayern Munchen dhe Inter.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika