Ka vdekur një 109-vjeçar nga fshati Llojan i Maqedonisë. Në njoftimin e faqes së tij fshati, thuhet se ky ka qenë njeriu më i moshur në rajon, përcjell Klankosova.tv.
Vdes 109 vjeçari nga fshati Llojan i Maqedonisë, raportohet se ishte më i moshuari në rajon

Tutje, në njoftim bëhet e ditur se varrimi i tij do të bëhet nesër. “S’ka dyshim që çdo shpirt i gjallë do ta shijojë vdekjen. Sot në moshën 109 vjeçar ndërroi jetë Ramiz Selmani, njeriu më i moshuar në rajon, i cili jetoi jetën me shëndet të mirë. Varrimi i të ndjerit bëhet nesër, pas namazit të drekës, në varrezat e fshatit Llojan. Allahu e mëshiroftë të ndjerin, kurse familjes dhe miqve i dhëntë durim”, thuhet në njoftim.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

Komisioni për Komunitete viziton shkollat e Prizrenit për të vlerësuar nevojat e nxënësve

