LAJME

Vazhdon pastrimi i liqenit të Breznës

Vazhdon pastrimi i liqenit të Breznës
TV Prizreni
TV Prizreni
31 Tetor 2024, 15:09

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, në një postim në faqen e tij zyrtare ka njoftuar se po vazhdon aksioni për pastrimin e Liqenit të Breznës. Kryetari ditë më parë kishte njoftuar se ky kompleks turistik i Liqenit është në fazën përfundimtare. Sipas tij, projekti do të përfshij disa aspekte kyçe:

“Pastrimi i liqenit, amfiteatri, mbjellja e drunjëve, këndi i lojërave për fëmijë, staza për ecje dhe biçiklistë janë në përfundim e sipër”.

Po ashtu, Xheladini ka theksuar se rrjeti i kanalizimit për fshatin Brezne është në fazën e fundit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika