Home LAJME Vazhdojnë takimet bilaterale në Bruksel, Borrell dhe Lajçak e presin Vuçiqin

Vazhdojnë takimet bilaterale në Bruksel, Borrell dhe Lajçak e presin Vuçiqin

0
Vazhdojnë takimet bilaterale në Bruksel, Borrell dhe Lajçak e presin Vuçiqin

Pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ka nisur takimi mes përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Pjesë e takimit është edhe përfaqësuesi i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, raporton Gazeta Sinjali.

Para nisjes së takimeve, Borrell tha se pret që në takimin e sotëm të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë të diskutohet për arritjet në dialog, por edhe për nisjen e zbatimit të Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit të raporteve.

Takimi i parë i tyre këtë vit zhvillohet në kohën kur zyrtarët evropianë, të angazhuar në ndërmjetësimin e procesit, janë drejt përfundimit të mandatit pesëvjeçar.

Kryediplomati evropian pritet të flasë për media pas takimit trepalësh./GazetaSinjali/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here