LAJME

Vazhdojnë punimet për ndërtimin e QKMF-së së re në ish-kampin e KFOR-it në Prizren

Vazhdojnë punimet për ndërtimin e QKMF-së së re në ish-kampin e KFOR-it në Prizren
TV Prizreni
TV Prizreni
7 Dhjetor 2023, 20:20

Komuna e Prizrenit ka bërë të ditur se me dinamikë të paraparë janë duke vazhduar punimet për ndërtimin e QKMF-së së re, në ambientet e ish kampit të KFOR-it (Innovation and Training Park – ITP) në Prizren.

Sipas komunës ky projekt planifikohet të përfundojë vitin e ardhshëm dhe pritet të јetë modern si në aspektin infrastrukturor ashtu edhe në atë të ofrimit të shërbimeve shëndetësore për qytetarët e Komunës së Prizrenit.

Objekti, me rreth 1.500 metra katrorë hapësirë, do ofrojë shërbime cilësore mjekësore dhe hapësirë të mjaftueshme parkimi për pacientët, thuhet në fund nga komuna e Prizrenit.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika