Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se Hamami i Gazi Mehmed Pashës dhe komplekset e banimit të familjeve Sokoli, Dorambari e Bardhi në qytetin e Prizrenit janë duke u rijetësuar.
Në postimin e Kurtit theksohet se disa nga kryeveprat e arkitekturës tradicionale, nga rreziku për shkatërrim përmes investimeve janë duke i shndërruar në pasuri që do t’i gëzojnë edhe brezat e ardhshëm.
Postimi i plotë:
Vazhdojmë me investime në trashëgimi kulturore. Punët nuk po ndalen.
Ndërtesat shumëshekullore që pasqyrojnë aftësitë artizanale të mjeshtërve tradicional po mbrohen dhe rijetësohen me kujdes, përkushtim e profesionalizëm.
Hamami i Gazi Mehmed Pashës, e komplekset e banimit të familjeve Sokoli, Dorambari e Bardhi, disa nga kryeveprat e arkitekturës tradicionale, nga rreziku për shkatërrim i shndërruam në pasuri që do t’i gëzojnë edhe brezat e ardhshëm.
Mbrojmë të kaluarën, sigurojmë të ardhmen.