LAJME

Vazhdohet afati i dorëzimit të aplikacioneve për legalizimin e ndërtimeve pa leje

Vazhdohet afati i dorëzimit të aplikacioneve për legalizimin e ndërtimeve pa leje
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Gusht 2021, 12:38

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka vendosur të vazhdojë afatin për dorëzimin e aplikacioneve për legalizimin e ndërtimeve pa leje, për herë të dytë në afat prej 12 muajve, deri më 4 shtator 2022.

“Ky vendim nxirret duke marr në konsideratë nevojën për kohën shtesë, për të arritur qëllimin e Ligjit Nr. 06/L-024 për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje si dhe duke marr për bazë mungesën e kapaciteteve të komunave në zbatimin e ligjit si dhe rrethanat e krijuara gjatë kohës së pandemisë”, thuhet në dokumentin e ministrisë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika