LAJME

Vasfije Krasniqi: Viktimat e dhunës seksuale të dalin publikisht dhe të kërkojnë drejtësi, krimet e Serbisë nuk mund të falen

Vasfije Krasniqi: Viktimat e dhunës seksuale të dalin publikisht dhe të kërkojnë drejtësi, krimet e Serbisë nuk mund të falen
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Prill 2026, 09:42

E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi sot me rastin e 14 prillit, Ditës memoriale për të mbijetuarit e dhunës seksuale të luftës u ka bërë apel viktimave të dhunës seksuale që të dalin dhe të flasin publikisht për krimet e Serbisë.

Krasniqi pas homazheve në memorialin “Heroinat” theksoi se kjo ditë për të është shumë e vështirë, pasi para 27 vjetëve ishte në dorën e armikut.

“Për mua sot është shumë vështirë sepse para 27 vjetëve kur isha vetëm 16 vjeçare isha në dorën e armikut. Por, sot jam këtu për të folur për drejtësinë. Sot e kam gjithë popullin shqiptarë pas vete, sepse për shumë vite e kisha vetëm familjen”, tha ajo.

Krasniqi u bëri thirrje viktimave të dhunës seksuale që të dalin dhe të flasin publikisht dhe të kërkojnë drejtësi pasi krimet e Serbisë në Kosovë nuk mund të falen.

Ndryshe, sot në Kosovë shënohet Dita memoriale për të mbijetuarit e dhunës seksuale të luftës.

Ndërkaq, edhe i mbijetuari tjetër i dhunës seksuale, Ramandan Nishori u ka bërë apel të mbijetuarve të dhunës seksuale të shkojnë sa më shumë në organizata dhe të kërkojnë ndihmë./Telegrafi

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika