Drejtor i përgjithshëm i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi ka thënë se rritja e numrit të rasteve me Covid-19 javët e fundit për punëtorët shëndetësor është e pritshme.Krasniqi në Argument Plus gjithashtu tha se, kjo rritje ka qenë edhe e paralajmëruar nga ta pasi që javët e fundit nuk janë respektuar aspak masat.
Ndryshe si pasojë e rritjes së rasteve, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot se ka bërë rangimin e ri të komunave bazuar në rezultatet e IKSHPK-së, përkatësisht numrin e rasteve të reja të COVID-19 në 100.000 banorë në intervalin kohor prej shtatë ditësh.
Valbon Krasniqi: Rritja e rasteve me Covid-19 ka qenë e pritshme

Me katergorizimin e ri, në zonën e kuqe janë gjashtë komuna: Prishtina, Fushë Kosova, Obiliqi, Zveçani, Peja dhe Lipjani.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Sveçla dhe Peci përkujtojnë me homazhe 22-vjetorin e ngjarjes tragjike të mbytjes së tre fëmijëve shqiptarë në lumin Ibër

Haxhiu priti në takim shefen e Zyrës së KE-së në Kosovë, diskutuan për zhvillimet politike në vend

Izraeli thotë se ka vrarë shefin e sigurisë së Iranit

