Vajza e ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, i arrestuar nga Gjykata Speciale gati 8 muaj më parë, ka thënë se pakot me gjëra esenciale për babain e saj, deri më tani i kanë dërguar në dhomat e paraburgimit në Hagë përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme, por që është marrë vendim që ato të mos dërgohen më përmes MPJ-së.
Gresë Krasniqi ka shkruar se Ministrja e Jashtme Donika Gërvalla, ka marrë vendim që këto pako të mos dërgohen më përmes Ministrisë së saj tek të paraburgosurit në Hagë.
Ajo ka thënë se Ministrja Grëvalla duhet t’i lë anash inatet personale, ose di të përgjigjet për veprimet e saj.





