Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka treguar se nga sot ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) do të pajisen me bereta të reja.
Ushtarët e FSK-së me kapele të reja

Mehaj përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se pas dekretimit të beretave nga presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, të enjten në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, së bashku me Gjeneral Jasharin, në një ceremoni solemne kanë bërë shpërndarjen e beretave të reja.
“Nga sot, beretat do të kenë ngjyra dalluese që simbolizojnë identitetin e veçantë të njësive tona ushtarake si: forcat tokësore, policia ushtarake, forcat për operacione civile dhe forcat speciale. Shumë urime komandove tona për beretat e reja dhe vazhdojmë tutje drejtë sukseseve të reja”, ka shkruar Mehaj në Facebook.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

Komisioni për Komunitete viziton shkollat e Prizrenit për të vlerësuar nevojat e nxënësve

