LAJME

Universiteti i Prizrenit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Fondacionin Holandez CNVP

Universiteti i Prizrenit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Fondacionin Holandez CNVP
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Maj 2025, 19:16

Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti” ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Fondacionin Holandez për Partneritet për Zhvillim të qëndrueshëm të Pyjeve dhe Ekonomisë së Gjelbër – CNVP.

Marrëveshja u nënshkrua në ambientet e universitetit nga Rektori i Universitetit të Prizrenit dhe përfaqësuesit e Fondacionit CNVP: z. Xhevat Lushi, Drejtor i CNVP në Kosovë dhe z. Hajrush Kurtaj, Këshilltar për Menaxhimin e Resurseve Natyrore.

Ky bashkëpunim synon të forcojë lidhjet ndërmjet akademisë dhe sektorit të zhvillimit të qëndrueshëm në fushat e menaxhimit të pyjeve, agro-pylltarisë dhe mbrojtjes së mjedisit. Marrëveshja parasheh zhvillimin e projekteve të përbashkëta, organizimin e trajnimeve, punëtorive dhe praktikave për studentë, si dhe shkëmbimin e përvojave ndërmjet stafit akademik dhe ekspertëve të fushës.

Universiteti i Prizrenit vazhdon të zgjerojë rrjetin e bashkëpunimeve strategjike në funksion të ofrimit të mundësive konkrete për studentët dhe kontribuimit në zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika