Banorët e Krushës së Madhe dhe të Vogël, por edhe fshatërat përreth nesër do ta mbajnë një protestë para Pallatit të Drejtësisë në Prishtinë.
Kjo protestë sipas organizatorëve vjen me thirrjen “Duam Drejtësi”, në shenjë revolte të uljes së dënimit ndaj kriminelit serb Darko Tasiç, shkruan IndeksOnline.
“Kjo, për arsye të uljes përgjysëm të dënimit ndaj kriminelit serb Darko Tasic njëri nga kriminelët e luftës përgjegjës për vrasjen, djegien dhe hudhjen në lumin Drini i bardhë të familjarëve tanë të cilët ishin mbledhur nëpër fshat dhe me kamion ishin dërguar tek lumi Dri në Krushë të Vogël.





