- Reklama -

Ukraina akuzon Rusinë për terrorizëm shtetëror

Rusia po kryen terrorizëm shtetëror në Ukrainë dhe do të vazhdojë të sulmojë vende të tjera, tha ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov.

Duke folur së bashku me sekretarin e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallace gjatë një vizite në Londër, Reznikov tha se 150 fëmijë ukrainas ishin vrarë që kur Rusia nisi pushtimin. Ai tha se më shumë se 400 shkolla dhe kopshte dhe më shumë se 110 spitale janë shkatërruar, transmeton BBC.

- Reklama -

“Mijëra e mijëra civilë” ishin vrarë gjithashtu, shtoi ai, duke thënë se nuk dihej saktësisht se sa janë ende të bllokuar nën rrënojat e shtëpive të shkatërruara.

“Ky është një terrorizëm shtetëror. Kjo është arsyeja pse Kremlini duhet të ndalet, sepse ai do të shkojë më tej. Ai do të sulmojë vendet e tjera”, tha Reznikov.

Ai nuk citoi asnjë provë për të mbështetur pohimin e tij, derisa Rusia e ka mohuar të ketë shënjestruar civilët.

Që nga fillimi i pushtimit rus, ushtarët ukrainas kanë shkatërruar pothuajse 500 tanke ruse dhe më shumë se 1500 automjete të blinduara ushtarake, tha ai. Armët e ofruara nga Britania janë përdorur në disa nga këto raste, tha ai.

“Ne e vlerësojmë shumë që këtë vit, Britania ishte e para që na dha armë serioze që kanë rritur aftësitë tona mbrojtëse. Roli juaj është i veçantë dhe guximi dhe shpirti juaj janë në kontrast të plotë me pasivitetin e disa vendeve të tjera”.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Aksident tragjik në fshatin Pouskë të Prizrenit – humb jetën një 19-vjeçare

Një aksident tragjik trafiku ka ndodhur sot në orët...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare

Dy raste të ndara me pasojë vdekjen janë raportuar...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Feel Unique Sensations at Crown Green Casino and Join Unique Adventures – Exclusive Rewards

Feel Unique Sensations at Crown Green Casino and Join...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort