UEFA e ka gjobitur organizatoren e Evropianit, Gjermaninë, për dështimin që të ndalë hyrjen e tifozëve në fushë për të bërë fotografi me Cristiano Ronaldon.
UEFA ka publikuar një listë dënimesh të hënën, ku përfshihen dy dënime ndaj Gjermanisë me vlerë totale prej 20 mijë euro.
Në përgjithësi, UEFA ka ndarë gjoba prej 1,3 milionë euro për 36 ndeshjet e fazës grupore. Janë dënuar 22 prej 24 përfaqësueseve. Vetëm Sllovakia dhe Spanja nuk janë dënuar.





