Përmes një postimi në faqen zyrtare, komuna e Prizrenit njofton se uebfaqja e saj ende ndodhet jashtë funksionit dhe se ka dalur me sqarim për aplikantët për konkurset e hapura.
“ Qytetarë të nderuar të Komunës së Prizrenit, Ju njoftojmë se uebfaqja zyrtare e Komunës së Prizrenit vazhdon të mos jetë në funksion, andaj, të gjithë aplikantët të cilët kanë aplikuar në konkurset e hapura nga Komuna e Prizrenit, të gjitha të dhënat mund t’i gjejnë në këtë vegëz: https://konkursi.rks-gov.net/ .
Deri në funksionimin e uebfaqes, informatat për konkurse do t’i merrni në vegëzën e cekur më lartë. Mosfunksionimi i uebfaqes nuk është problem i Komunës, por i nivelit qendror. Ju faleminderit për mirëkuptimin tuaj!”, thuhet në fund të këtij njoftimi.
https://konkursi.rks-gov.net/?fbclid=IwAR2VPe49q2-vdglfl53DLobuyuyTBJObK4yjy3v71yvN4SLCHngsdIf7HBk