Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna për 24 orët e fundit, ku përfshihen statistikat për aksidentet në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.
Sipas raportit, gjatë kësaj periudhe është shënuar një aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 24 aksidente me persona të lënduar dhe 17 të tjera me dëme materiale.





