LAJME

Nagavci: VV-ja do ta mbështesë ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

Nagavci: VV-ja do ta mbështesë ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Tetor 2026, 10:44

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se VV-ja do ta mbështesë ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Në fjalimin e saj në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, Nagavci tha se çështja e Gjykatës Speciale do të duhej të trajtohej ndryshe që në vitin 2015, kur institucionet e Kosovës vendosën për themelimin e saj.

Ajo rikujtoi se Vetëvendosje kishte qenë kundër krijimit të Dhomave të Specializuara dhe tha se qëndrimi i tyre ndaj kësaj gjykate nuk ka ndryshuar.

“Ne ishim kundër krijimit të Dhomave të Specializuara. Qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar për këtë Gjykatë Speciale”, tha Nagavci.

Megjithatë, ajo deklaroi se nëse ata që e kishin mbështetur krijimin e kësaj gjykate në vitin 2015 tash kërkojnë ndryshimin e ligjit, VV-ja do ta përkrahë këtë nismë.

“Megjithatë, nëse ata që e mbështetën këtë zgjidhje më 2015, sot kërkojnë ta ndryshojnë ligjin, ne do ta mbështesim këtë përpjekje”, u shpreh Nagavci.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika