LAJME

Kurti thotë se sot do të takohet sërish me Hamzën për çështjen e presidentit

Kurti thotë se sot do të takohet sërish me Hamzën për çështjen e presidentit
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Tetor 2026, 11:50

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur edhe për çështjen e zgjedhjes së presidentit, duke e ndërlidhur atë me nevojën për një strategji shtetërore lidhur me zhvillimet në Hagë.

Kurti ka thënë se Kosova ka nevojë për një strategji serioze për përballjen me situatën në Hagë, por sipas tij, për zbatimin e kësaj strategjie vendi duhet të ketë institucione funksionale, përfshirë edhe presidentin.

“Na duhet një strategji serioze për Hagën, por për ta zbatuar atë strategji na duhet një president”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka theksuar se përballë asaj që e konsideron situatë të padrejtë në Hagë, Kosova duhet të jetë një shtet i fuqishëm dhe me institucione të konsoliduara.

“Duhet ta kemi të qartë edhe një gjë tjetër, për situatën e padrejtë në Hagë duhet ta kemi një shtet të fuqishëm. Duhet të ketë ligj, por duhet të ketë edhe president”, është shprehur kryeministri.

Kurti ka paralajmëruar se miratimi i një ligji që lidhet me Hagën, pa një stabilitet funksional institucional, mund të sjellë pasoja të tjera për vendin.

“Një ligj për Hagën pa stabilitet funksional, pa president dhe zgjedhje të përsëritura rrezikon një jostabilitet në vend”, ka thënë Kurti.

Në këtë kontekst, kryeministri kati ka bërë të ditur se do të takohet sërish me Hamzën, me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje për tejkalimin e situatës përmendur edhe takimet e tij me kreun e PDK-së, Bedri Hamzën, duke i cilësuar ato si konstruktive.

Kurti ka bërë të ditur se do të takohet sërish me Hamzën, me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje për tejkalimin e situatës politike.

“Falënderoj Bedri Hamzën për takimet konstruktive që kemi pasur dhe do të takohemi sërish sot, sepse duhet të takohemi, të merremi vesh dhe të ecim të gjithë bashkë”, ka deklaruar Kurti. /Telegrafi

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika