LAJME

LDK-ja s’e voton ndryshimin e Ligjit për Specialen, Lushaku – Sadriu: S’mund të bëhemi pjesë e kësaj nisme

LDK-ja s’e voton ndryshimin e Ligjit për Specialen, Lushaku – Sadriu: S’mund të bëhemi pjesë e kësaj nisme
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Tetor 2026, 10:54

Jehona Lushaku – Sadriu, deputete e LDK-së, ka thënë se lufta e UÇK-së është e shenjtë, por ka thënë se nuk mudn të bëhet pjesë e kësaj nisme.

Ka thënë se asnjë përgjegjësi individuale nuk mund të shndërrohet në fajësi kolektive e as ta zhbëjë karakterin çlirimtar të kësaj lufte.

Ajo ka deklaruar se nuk mund të premtojnë se një votim në Kuvend mund të zhbëjë një aktgjykim apo  ta zëvendësojë betejën juridike.

“Ndryshimi i një ligji të zakonshëm nuk i shfuqizon detyrimet dhe nuk mund ta anashkalojë Kushtetutën. Vet miratimit i këtyre ndryshimeve nuk garanton zbatimin e tyre e as rezultatin që u premtohet qytetarëve sot. Ndryshimet e miratuara nuk mund t’i nënshtrohet kontrollit kushtetues’, ka thënë ajo.

Ka thënë se për LDK-në rruga e vetme për të ndryshuar një aktgjykim është rruga gjyqësore, rruga e Apelit./KOHA

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika