LAJME

Udhëheqësit botërorë mblidhen për të nënshkruar Bordin e Paqes, Vjosa Osmani e vetmja grua në skenë

Udhëheqësit botërorë mblidhen për të nënshkruar Bordin e Paqes, Vjosa Osmani e vetmja grua në skenë
TV Prizreni
TV Prizreni
22 Janar 2026, 10:47

Vendet në skenë në Davos po mbushen ngadalë me udhëheqësit botërorë që pranuan ftesën e presidentit amerikan Donald Trump për t’u bashkuar me Bordin e Paqes.

Midis tyre janë presidentët e Azerbajxhanit, Argjentinës, Kazakistanit dhe Indonezisë, si dhe kryeministri hungarez Viktor Orban.

E vetmja grua duket të jetë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shkruan skynews.

Karrigia e bardhë është qartësisht e rezervuar për Donald Trump, i cili e ka shpallur veten udhëheqës të përjetshëm të bordit.

Trump u shfaq i fundit në skenë pasi anëtarët e Bordit të tij të Paqes u paraqitën dhe filloi fjalimin.

2Kjo është një ditë shumë emocionuese, e përgatitur prej kohësh”, tha ai.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika