LAJME

U sulmua para tre ditësh, policit serb në veri ia djegin edhe veturën

U sulmua para tre ditësh, policit serb në veri ia djegin edhe veturën
TV Prizreni
TV Prizreni
26 Tetor 2022, 13:12

Një automjet i markës Passat B5 me targa “KM” është djegur sot rreth orës 4:00 të mëngjesit në vendin e quajtur Kajkovo të komunës së Leposaviqit.

Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se pronar i automjetit është rreshteri i Policisë së Kosovës, i nacionalitetit serb, D. N..

Sipas këtyre burimeve, i njëjti është rrahur para tre ditësh nga persona të panjohur në restorantin “Boem” në Leposaviq.

Të njëjtat burime thanë se të dyshuarit për dhunimin e policit janë M. Ll., Ll. S., dhe M. S..

Deri tani nuk dihet motivi i rrahjes dhe djegies së automjetit.

KosovaPress ka provuar të kontaktojë me zëdhënësin e policisë në veri për të kuptuar më shumë, por ai nuk është përgjigjur. /KP/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika