LAJME

Turqia eksportoi 70 milionë lule në prag të Shën Valentinit

Turqia eksportoi 70 milionë lule në prag të Shën Valentinit
TV Prizreni
TV Prizreni
9 Shkurt 2021, 07:16

Prodhuesit turq të luleve, në prag të 14 Shkurtit, Ditës së të Dashuruarve, kanë eksportuar 70 milionë lule në 22 vende, përfshirë Holandën, Britaninë, Gjermaninë dhe Rumaninë.

Ismail Yilmaz, kreu i Shoqatës së Eksportuesve të Bimëve dhe Produkteve Dekorative, tha se këtë vit u regjistrua një rritje e ndjeshme e eksportit të luleve, shkruan Anadolu, transmeton Klan Kosova.

“Pavarësisht pandemisë, ne kemi dërguar 70 milionë lule në 22 vende, në vlerë prej afërsisht 7 milionë dollarëve. Kjo shifër ishte 6 milionë dollarë me 60 milionë lule vitin e kaluar”, tha ai.

Trëndafili i kuq dhe karafilat janë lulet e njohura, por Turqia kryesisht eksportoi karafil për shkak të nevojës në tregjet e brendshme, shtoi Yılmaz.

Tregu më i madh turk i luleve është Holanda, ndërsa vijon Britania, Gjermania, Rumania dhe Ukraina.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika