Turqia ka reaguar ndaj sulmeve izraelite në Gaza, duke thënë se kjo shënon “fazën e re në politikën e gjenocidit”.
Ministria e Jashtme e Turqisë tha së shteti i Izraelit bëri masakër ndaj qindra palestinezëve që u vranë nga sulmet e së martës, duke shtuar se qeveria e Netanyahut “sfitoi njerëzimin përmes shkeljes së ligjit ndërkombëtar”.
“Masakra e qindra palestinezëve në sulmet e Izraelit në Gaza këtë mëngjes, tregon se politika e gjenocidit të qeverisë Netanyahu ka hyrë në një fazë të re. Izraeli sfidon njerëzimin përmes shkeljeve të ligjit ndërkombëtar dhe vlerave universale në formën më të rëndë. Në një kohë kur përpjekjet për të arritur paqen dhe stabilitetin global po shtohen, agresioni i shfaqur nga qeveria izraelite kërcënon të ardhmen e rajonit. Është e papranueshme që Izraeli po shkakton një spirale të re dhune”, thuhet në reagim, raportoi TheGuardian.





