KRU “Hidroregjioni Jugor” në Prizren ka njoftuar se për shkak të një defekti në gypin Ø110 mm, ka ndodhur turbullirë e ujit në disa pjesë të rrjetit në qytet.
Konsumatorët e këtyre rrugëve luten që të mos e përdorin ujin për pije deri në njoftimin e radhës:
Rr. “Alajdin Gjezairi”
Rr. “Asim Berisha”
Rr. “Rugova”
Rr. “Sheh Emini”
Rr. “Bajram Kelmendi”
Rr. “Ramadan Zaskoci”
Rr. “Astrit Poniku”
“Ekipet tona janë në terren dhe po punojnë për sanimin e defektit sa më shpejt që të jetë e mundur. Falënderojmë të gjithë konsumatorët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin. Për çdo informatë shtesë, konsumatorët mund të kontaktojnë Qendrën e Thirrjeve në numrin 0800 44 000. Po ashtu, të gjitha përditësimet dhe njoftimet do të publikohen në faqen tonë zyrtare në Facebook, si dhe në ëebfaqen zyrtare: hidroregjioni-jugor.com”, thuhet në njoftim.
Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.