LAJME

Java e fundit e nëntorit me mot të ndryshueshëm, temperatura deri në -8°C dhe reshje bore në zonat malore

Java e fundit e nëntorit me mot të ndryshueshëm, temperatura deri në -8°C dhe reshje bore në zonat malore
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Nëntor 2026, 08:20

nstituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se java e fundit e nëntorit do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm, me vranësira, intervale të herëpashershme me diell dhe reshje shiu. Në zonat malore dhe në lartësitë më të mëdha mbidetare priten edhe reshje bore.

Sipas parashikimit, gjatë kësaj periudhe do të ketë rënie të theksuar të temperaturave, ku në mesin e javës temperaturat minimale mund të zbresin deri në -8°C, ndërsa maksimalet kryesisht do të lëvizin nga 2 deri në 6°C.

IHMK paralajmëron edhe mundësinë e paraqitjes së ngricave të mëngjesit, veçanërisht në zonat e ulëta dhe luginore. Po ashtu, në disa lokalitete, për shkak të lagështisë së shtuar dhe erës së dobët, mund të ketë mjegull, e cila mund të ndikojë përkohësisht në dukshmërinë në trafik.

Drejt fundit të periudhës parashihet një rritje graduale e temperaturave, megjithatë, shtimi i vranësirave dhe rikthimi i reshjeve të shiut do të vazhdojnë të karakterizojnë motin në Kosovë.

Për ditën e hënë, 23 nëntor, parashihet mot kryesisht i vranët dhe me shi, ndërsa në viset me lartësi më të mëdha priten reshje shiu dhe bore. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri në 5°C, kurse maksimalet nga 6 deri në 9°C. Era do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi 1–11 m/s.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika